Zagrebi mblodhi në skenën e teatrit fëmijët shqiptarë të diasporës, Kosovës dhe Shqipërisë, në Festivalin Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, edicionin e dytë, që u zhvillua prej 30 tetorit deri më 1 nëntor 2026. Festivali u organizua nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari” dhe Këshilli i Mësuesve Shqiptarë të Kroacisë me mbështetjen financiare të institucioneve kroate: Këshillit për Pakicat Kombëtare, Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe të Rinjve të Republikës së Kroacisë, donatorë privatë.
Partnerë mediatikë të festivalit: RTSH dhe Gazeta e Diasporës.
Ideatore, kordinuese dhe drejtuese artistike e festivalit është mësuesja Melita Orešković.
Në festival konkuruan me shfaqjet e tyre 9 grupe teatrore të shkollave nga 6 shtete:
Shkolla Shqipe “Ardhmëria”, Londër, Angli
Shkolla Fillore “Eugen Kumičić, Velika Goricë, Kroaci
Shkolla Fillore “Eugen Kumičić, Velika Goricë, Kroaci
Shkolla Shqipe „Rosenheim“ dhe”Kolbermoor”, Bavarisë, Gjermani
Shkolla Shqipe “Dallëndyshet”, Celje, Slloveni
SHFMU “Asdreni, Pejë, Kosovë
SHFMU “HIL MOSI”, Jablanicë e Vogël, Kosovë
SHFMU “Migjeni”, Mitrovicë
Shkolla 9-vjeçare “Andon Xoxa, Fier, Shqipëri
Ditën e parë, më 30 tetor në sallën e teatrit të Shtëpisë Çeke të Kulturës, u mbajt hapja solemne e festivalit, në të cilën morrën pjesë grupet pjesëmarrëse, përfaqësueset e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, drejtorë shkollash, mësues, artistë, prindër, fëmijë e tjerë. Më pas fëmijët e talentuar të grupeve pjesëmarrëse mbajtën një program të pasur artistik, ku përformuan me recitime, vallëzime me motive popullore myzeqare dhe koreografi moderne.
Gjatë dy ditëve të tjera më 31 tetor dhe 1 nëntor 2026 publiku ndoqi shfaqjet teatrore të fëmijët të diasporës, Kosovës dhe Shqipërisë, që mësuesit e tyre së bashku me nxënësit i kishin përgatitur me shumë dashuri dhe pasion, duke treguar se edukimi bëhet edhe nëpërmjet teatrit, nxënësit mësojnë historinë dhe letërsinë në mënyrën më të bukur, duke bërë art dhe sjellin në skenë vepra te bukura teatrore të krijuara me shumë dashuri.
Juria e festivalit përbëhej nga artistë dhe specijalistë në fushën e arsimit:
Nuhi Gashi, ekspert i mësimit shqip në diasporë, hartues i kurrikulës së mësimit shqip në diasporë dhe ish punonjës i Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Republikës së Kosovës;
Olsa Poshka, regjisore dhe drejtoreshë e Teatrit POSHKA të Strugës;
Hamzë Morina, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në diasporë.
Për tre ditë në Zagreb u fol shqip, fëmijët aktruan, kënduan dhe madje vallëzuan nën tingujt e muzikës shqiptare. Fëmijët na dhuruan emocione të papërshkruara me interpretimet e tyre në pjesët teatrore të punuara me shumë dashuri.
Shfaqjet:
NJË SHËTITJE NË DUKAGJIN
BIBLIOTEKA MAGJIKE
UDHËTIM NË KOHË
NËNTORËT E LIRISË
GJAKU I ARBËRIT
LEOTRIMI, KUJTESA QË JETON
GRETA DHE ROBOTI INTELIGJENT
SI U MIQËSUAN SHKRONJAT
BUZËQESHJA
Në emër të jurisë çmimet i shpalli regjisorja Olsa Poshka si më poshtë:
Shfaqja më e mirë e nxënësve të diasporës “Greta dhe Roboti inteligjent”(Kroaci)
Shfaqja më e mirë e nxënësve të shkollave të Kosovës dhe Shqipërisë: “Leotrimi, kujtesa që jeton” (Kosovë)
Çmimi special: Shfaqja “Biblioteka Magjike” (Angli)
Trupa më e mirë: Shkolla Shqipe „Rosenheim“ dhe”Kolbermoor”( Gjermani)
Aktori më i mirë protagonist: Edlin Dhefto
Aktorja më e mirë protagoniste: Ema Mëmgjezi
Aktori më i mirë i karakterit: Alp Murati
Aktorja më e mirë e karakterit: Greta Gashi
Aktori më i mirë dytësor: Daniel Brija
Ylli i festivalit: Ylli Rexhaj
Teksti më i mirë: autore Fitnete Ramaj Mujaj
Regjia më e mirë: regjisore Melita Orešković
Skenografia më e mirë: SHFMU “Asdreni”, Pejë
Kostumografia më e mirë: SHFMU “ Migjeni” Mitrovicë
Autore Melita Orešković
Fotografitë nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”






















