Search
Close this search box.

NXËNËSIT SHQIPTARË VIZITUAN ARBËNESHËT

Nxënësit e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare sipas modelit C në shkollat fillore në Kroaci, morrën pjesë në programin Të njohim trashëgimisë kulturore të Arbëneshëve të Zarës - 300 vjetori i arrdhjes së tyre në ZarëProgrami u mbaj në Zarë dhe organizua nga Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Rinisë së Republikës së Kroacisë. Pjesëmarrësit ishin nxënës të pakicës shqiptare që ndjekin shkollat fillore dhe të mesme nga Zagrebi, Velika Gorica, Dugo Selo dhe ishulli Krk, të udhëhequr nga mësueset e tyre Melita Orešković dhe Dilja Lleshi.

Me rastin e shënimit të 300-vjetorit të arrdhjes së Arbëneshëve në Zarë (1726-2026), nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare mësuan se Arbëneshët, që janë shqiptarë katolikë, u zhvendosën në zonën përreth Zarës dhe ruajtën indentitetin e tyre kombëtar për tre shekuj.

U mbajt edhe puntoria Të Mësojmë Arbënishtudhëhequr nga profesoresha Barančić, e cila prej vitesh e ka transmetuar të folurën arbënisht, me pasion dhe përkushtim të veçantë, duke e kultivuar atë si një shprehje të gjallë të identitetit të komunitetit arbënesh. E folura arbënisht është një formë arkaike e dialektit gegë të gjuhës shqipe, që Arbëneshët e sollën në rajonin e Zarës dhe është një përzierje e shqipes, kroatishtes dhe italishtes. Profesoresha Barančić prezantoi edhe librat me figura për fëmijë: Ardhja e Arbanasit, Arbanasi - Vendi im. Nxënësit dhe fëmijët e grupit teatror të SHTSH “Mergimtari”recituan poezi të autorit Šime Dešpalj nga libri Svitanja i smiraji Arbanasalexuan fragmente nga libri Nita të Josip V. Reljës dhe poezi dhe tregime nga letërsia popullore. Mësuesja Orešković mbajti një ligjëratë për jetën dhe veprën e Josip V. Reljës. Në Arbënesh, të pranishmit vizituan Kishën e Zojës së Loretos, rrugët me emrin e Mbretëreshës Teuta, Skënderbeut, Sheshin Shën Loretës, Fontanën dhe Shkollën Fillore Kruno Krstić. Gjithashtu mësuan edhe për arbëneshët e njohur: Aleksandar Stipčević, Pavle Deshpalj, Giuseppe Pino Gjergja, Bernard Kotlar, Đani Maršan, Kruno Krstić e të tjerë.

Ata morën pjesë edhe në koncertin Dina i MelBilbili – Këngët e harruara të Arbëneshëve të Zarës. Më pas ata vizituan Zarën, Organon e Detit dhe Përshëndetjen e Diellit. Ata gjithashtu patën qasje në librat dhe botimet nga koleksioni i Arbëneshëve të Zarës, të cilat janë pjesë e fondit të Bibliotekës së Qytetit, degës "Aleksandar Stipčević" - Arbanasi, dhe që demonstrojnë kontributin e jashtëzakonshëm të Aleksandar Stipčević, Kruna Krstić, Bernard Kotlar, Augustin Stipčević dhe Ivica Matešić Jeremijës. Në kuadër të programit, nxënësit vizatuan dhe pikturuan peizazhe të Arbëneshit dhe Zadarës, shkruan kartolinat e Postës Kroate, të shtypura për nder të "300 vjet nga mbërritja e Arbëneshëve në Zarë" me mbishkrimin Përshëndetje nga Arbanasi dhe i dërguan ato institucioneve, miqve dhe familjarëve.