Teatri Mërgimtari i Kroacisë, është ftuar të marri pjesë me monodramën LOPATA E ARTË, të autorit Ferdinand Hysi me aktor dhe regjisor Leonard Hamitaj, në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës DULSINEA, që do të mbahet në Ulqin prej 19 deri më 22 gusht 2026.
Festivali organizohet nga Bashkia e Ulqinit, Qendra e Kulturës së Ulqinit, Teatri i Podgoricës, drejtor artistik Slobodan Marunović.