Të nderuar, kemi nderin dhe kënaqësinë t’ju ftojmë në manifestimin:
Mbrëmjet Teatrore të Pakicave Kombëtare, edicioni i 4
që do të mbahet në datat 16, 17, 18 tetor 2026,
në Qendrën e Kulturës Histrioni, në Zagreb, adresa Ilica 90.
Manifestimi organizohet nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mergimtari” me mbështetjen financiare të Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.
Gjatë tre ditëve, grupet treatrore dhe të dramës së pakicave kombëtare do të interpretojnë në Zagreb 13 shfaqje: për fëmijë, të rinj dhe të rritur, duke shprehur identitetin e tyre përmes artit, teatrit dhe shfaqjeve sepse çdo kulturë, traditë dhe histori pasuron shoqërinë në të cilën jetojmë.
Në bashkëpunim me shumë shoaqata të pakicave kombëtare të Kroacisë për artëdashësit kemi përgatitur një program të pasur me shfaqje teatrore, performanca e muzikalë.
Ndër shfaqjet veçojmë shfaqjet në gjuhën shqipe:
- 16.10.2026, ora 18:00 Hapje ceremoniale e manifestimit
- 16.10.2026, ora 19:00 Shfaqje e komedisë KUKULLA, autor Miro Gavran, regjisor Naser Shatrolli, aktorë: Qëndresa Jashari dhe Leonard Hamitaj. Produksion i Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci „Mërgimtari“.
- 18.10.2026, ora 18:00 Shfaqje e teatrit muzikor MARTESA, autor Girolamo De Rada, adaptimi dhe aranzhimi vokal e muzikor nga Emanuele Armentano, regjisore Imma Guarasi. Produksion i organizatave“ Voci di Pace“ dhe „Maschera e Volto APS“(Itali)
Biletat janë papagesë. Rezervimet në mergimtarizg@gmail.com
Ju mirëpresim!

