Edicioni i 4-t i Mbrëmjeve Teatrore të Pakicave Kombëtare të Kroacisë u mbajt me sukses

Në Zagreb, nga 16 deri më 18 tetor 2026, në Qendrën Kulturore Histrioni, në organizimin e Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci "Mërgimtari", u mbajt edicioni i 4-t i Mbrëmjeve Teatrore të Pakicave Kombëtare. Komunitetet shprehën identitetin e tyre përmes artit, teatrit dhe shfaqjeve sepse çdo kulturë, traditë dhe histori pasuron shoqërinë. Gjatë tre ditëve në Zagreb, grupet e teatrit dhe të dramës së pakicave kombëtare interpretuan 13 shfaqje për fëmijë, të rinj dhe të rritur në 11 gjuhë amtare, dhe secila shfaqje solli një magji të veçantë dhe kënaqi publikun.

Hapja e eventit u mbajt më 16 tetor 2026, në Shtëpinë Histrioni dhe u moderua nga aktorja Doris Pinčić dhe në të morën pjesë: përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kroaci, këshilltarja znj. Alma Kasa; përfaqësuesi i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, këshilltari z. Mentor Tahiri; znj. Tamara Krupski, drejtoreshë e Sektorit për Bashkëpunim Kulturor Ndërkombëtar dhe Çështje Evropiane të Ministrisë së Kulturës dhe Mediave, njëherit e dërguara e Ministres së Kulturës, dr. sc. Nina Obuljen Koržinek; znj. Tanja Horvatin, drejtuese e Departamentit për Pakicat Kombëtare në Zyrën për Kulturë dhe Shoqërinë Civile, e dërguara e Kryetarit të Bashkisë së Zagrebit, z. Tomislav Tomašević.

Shfaqjet e interpretuara:
DISAVE U JANË TË DASHURA POEZITË
OBSERVATORIJ - Grupi teatral i Shoqatës Kulturore Polake "M. Kopernik"

KUKULLA
Teatri Mërgimtari – Shoqata Teatrore Shqiptare në HR "Mërgimtari"
JAŠARPAŠIĆI
Teatri R - Organizata artistike Multikulti, Zagreb
HISTORIA E PESHKUT TË ARTË
Shoqata e pakicës kombëtare ruse "Ruski dom" - Rijeka
BOSNJA IME, KAPELJA
Seksioni i dramës dhe letrar "Bosanski behar" Komuniteti boshnjak i Qarkut të Istrës dhe Pulës
KRIPË MBI ARIN
Shoqata kulturore dhe arsimore sllovake "Ljudevit Štur", Ilok
3 ZGJEDHJE 1 MËNYRË
Shoqata e Romëve Istriane - Pula
Shoqata e Romëve në Republikën e Kroacisë "KALI SARA"
NAIVËT
Shoqata artistike e kulturore"B. Radičević" - Nënkomiteti i arsimit i SKD Pačetin
KARKALECI DHE BRETKOCA
Shoqata e zonës rusishtfolëse në Međimurje "Kalinka"
Die Drau weiss alles! - Drava di gjithçka!
Seksioni i dramës TA-DA. Gjimnazi A. G. Matoša Gjakovo
TOBIJA
Seksioni i dramës për fëmijë, BKUD "SEVDAH" ZAGREB
MARTESA
Organizacije: “Voci di Pace” i “Maschera e Volto APS”, Zajednica Arberesh, Italija
FAMILJA SIPAS EPHRAIM KISHON
Seksioni i teatrit Bet Israel-Zagreb

Drejtori artistik i manifestimit është aktori dhe regjisori Leonard Hamitaj

Programi u realizua me mbështetjen financiare të Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Shumë faleminderit të gjitha grupeve teatrore dhe interpretuesve për përpjekjen, energjinë dhe shfaqjet e tyre të shkëlqyera, publikut të mrekullueshëm dhe të gjithë atyre që ndihmuan në organizimin e këtij manifestimi!