Search
Close this search box.

Përfundim i suksesshëm i manifestimit Mbrëmjet Teatrore të Pakicave Kombëtare 2025

Shfaqja "A nuk ka rënë ende zilja?" e interpretuar nga seksioni i dramës për fëmijë i BKUD "Sevdah" Zagreb, përmbylli manifestimin Mbrëmjeve Teatrore të Pakicave Kombëtare e cila zgjati një javë në Shtëpinë e Histrioni në Zagreb. Aktorët e rinj të BKUD "Sevdah" prezantuan temën aktuale të marrëdhënieve me emigrantët në skenë, në një mënyrë prekëse dhe stimuluese, që ngjalli emocione të forta dhe duartrokitje të gjata nga publiku.

U shfaq edhe shfaqja "Dasma Ruse - Përmes këngës drejt altarit" e interpretuar nga Koordinimi i Rusëve në Republikën e Kroacisë. Shfaqja muzikore dhe dramatike ringjalli zakonet e lashta të martesës në një komunitet rural, me një shprehje të pasur muzikore dhe kostumografike që i kënaqi publikun.

Shfaqjet Shfaqjet: “Jehona e Harresës” u interpretua nga Teatri Chekori nga Shkupi, Maqedonia e Veriut, “Mrekullia e 100 Eurove”  u interpretua nga seksioni i dramës i Komunitetit Italian të Novigrad-Cittanova, “Umaghesët në New York” u interpretua nga seksioni i dramës i Komunitetit Italian “Fulvio Tomizza” nga Umagu dhe shfaqja “Rrjeti”  u interpretua nga seksioni i dramës i KUD “Branko Radičević” nga Paçetini.

Në manifestimin kulturor u shfaqën trembëdhjetë shfaqje në shqip, boshnjakisht, çekisht, kroatisht, maqedonisht, polonisht, italisht, rome, rusisht, sllovenisht dhe serbisht, të interpretuara nga grupe teatrale amatore nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Kryetari i Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, Leonard Hamitaj, u ndau certifikata mirënjohjeje pjesëmarrësve të aktivitetit, duke shprehur kënaqësinë e tij për reagimin dhe cilësinë e shfaqjeve amatore, që siç theksoi ai, treguan pasurinë e diversitetit kulturor dhe shprehjen artistike të pakicave kombëtare në Kroaci.

Publiku, përveç vizitorëve të shumtë, përfshinte deputetin e Parlamentit Kroat Fulvio Radin, ambasadorin italian në Kroaci Paolo Trichilo, presidenten e nderit të Kordinimit të rusëve në Kroaci Elena Pilićeva Čorko dhe përfaqësuesen e pakicës kombëtare ruse në Qarkun e Zagrebit Marija Ajduković. Programi i mbrëmjeve teatrale u drejtua nga Hana Mustafa dhe eventi u organizua nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari” me mbështetjen financiare të Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë. Ky është një projekt që ka lidhur me sukses grupet teatrale të pakicave të ndryshme për tre vjet, dhe organizatorët shprehën dëshirën e tyre që manifestimi të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Ata shpresojnë që komunitetet që nuk kishin përfaqësues këtë vit do të marrin pjesë në thirrjet publike të ardhshme, sepse kjo është një iniciativë që u jep pakicave kombëtare mundësinë të shprehin dhe ruajnë identitetin, gjuhën dhe kulturën e tyre përmes teatrit.