Search
Close this search box.

Premiera e shfaqjes për fëmijë MIQËSI PA KUFI

Fëmijët e Seksionit teatror të Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari më 2 nëntor 2025, në Zagreb, shfaqën premierën e shfaqjes për fëmijë MIQËSI PAKUFI. Autori i dramës është Odise Plaku, përshtati Leonard Hamitaj, regjizore Melita Orešković. Drama trajton temën e bulizmit në shkolla, një fenomen i përhapur shumë në shoqërine e sotme. Është historia e një vajze shqiptare , e cila me familjen e saj emigron në Kroaci dhe nuk pritet mirë nga një nxënëse e klasës së saj të re. Vajza ka vështirësitë e integrimit, në fillim barrierën gjuhëse, që një shoqje e klasës e bullizon për këtë. Por mundohet që nëpërmjet vizatimeve të shprehi idetë, duke treguar talentin e saj në vizatim dhe në një projekt të klasës ajo vizaton të dyja vendet, Kroacinë dhe atdheun e saj Shqipërinë, që mirëpritet nga shokët e klasës dhe mësuesja.