Search
Close this search box.

Dita e tretë e manifestimit të Mbrëmjeve Teatrore të Pakicave Kombëtare

Më 4 dhjetor 2024, në Teatrin Mala scena në Zagreb u shfaq monodrama „Qen …bir i një qeni “, luajtur nga aktori Leonard Hamitaj dhe me regji të Milto Kutalit. Është një dramë sarkastike për realitetin vrasës të diktaturës komuniste. Personazhi kryesor përjeton frikën në fëmijëri kur kafshohet nga një qen. Teksa rritet, bëhet viktimë e pickimeve të njeriut, kafshime që lënë njolla që nuk hiqen dot.

Shfaqja u realiozua nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci "Mërgimtari" dhe Universiteti i Arteve të Tiranës, me mbështetjen financiare të Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci "Mërgimtari" realizoi me sukses këtë projekt kulturor, i cili është në program edhe për vitin e ardhshëm dhe fton të gjitha organizatat e pakicave të përfshira në teatër që t'i bashkohen në aktivitetin e lartpërmendur.