Dy shfaqje në gjuhën boshnjake: drama „Vera e 95“ dhe komedia „Me çfarë, me kë në BE?“ u shfaqën në ditën e dytë të manifestimit Mbrëmjet Teatrore të Pakicave Kombëtare në teatrin Mala Scena në Zagreb. MonodraMA „Me çfarë, me kë në BE?“u luajt nga Dragan Tešić, autor dhe regjisor i shfaqjes. Kjo është shfaqja më e interpretuar dhe që ka marrë shumë çmime e Draft Teatrit nga Tuzla, e cila ka gati dhjetë vjet që shfaqet. Monodrama është një histori humoristike për hyrjen e mundshme të Bosnjë-Hercegovinës në BE dhe është plot humor boshnjak me fokus në ngjarjet aktuale në atë vend.
Pas një shfaqjeje të shkëlqyer të Draft Teatar, e cila bëri bëri për të qeshur të pranishmit, u shfaq shfaqja „Vera e 95“, me skenar dhe regji të Dino Halvadžić. Shfaqja u interpretua nga seksioni dramatik për fëmijë i Shoqatës kulturoro-artistike boshnjake "Sevdah" të Zagrebit. Drama tregon për Arminin, i cili largohet nga Bosnja për shkak të luftës në 1992 dhe kthimi i tij në shtëpi pas luftës në 1995. Pyetja që përshkon skenën e shfaqjes është nëse vendi ku ai dikur ka jetuar do të bëhet thjesht një destinacion turistik? Kjo shfaqje tashmë është luajtur në Rijekë dhe Pula.
Kryetari i Shoqërisë së Dramës Shqiptare në Kroaci "Mergimtari" Leonard Hamitaj dhe moderatorja Enisa Majer i dhuruan përfaqësuesit të Draft Teatrit Dragan Tešić dhe kryetares së SHKAB "Sevdah" Zagreb Džana Kahteran Hodžić mirënjohjeje për pjesëmarrjen e tyre të suksesshme në këtë ngjarje kulturore. Shfaqjet u ndoqën nga një numër i madh i pjesëtarëve të pakicës kombëtare, si dhe kroatë.













