Search
Close this search box.

Arti dhe gjuha shqipe bashkuan në Zagreb nxënësit e diasporës, Shqipërisë dhe Kosovës në Festivalin Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe

Arti dhe gjuha shqipe, mblodhën në datat 31 tetor – 2 nëntor 2025, në Zagreb të Kroacisë, 160 pjesëmarrës, nxënës të diasporës, Kosovës dhe Shqipërisë, në Festivalin Ndërkombëtar Teatror të Fëmijëve në Gjuhën Shqipe, edicioni i parë. Ky festival u organizua nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari” dhe Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci, me mbështetjen financiare të Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.

Në hapjen e Festivalit përshëndeti Sekretari i parë i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, Ilir Gashi; përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Alma Kasa; përfaqësuesja e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Eva Ismajlukaj; mësuesja e kursit të gjuhës shqipe në gjimnazin e Vjenës në Austri, Desara Gjonaj; përfaqësuesja e shkollës shqipe “Dallëndyshet”, Celje në Slloveni, Vera Haliti; drejtoresha e shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, Melihate Meha; përfaqësuesja e shkollës Fillore e Mesme të Ulët “Hil Mosi, Jabllanicë e Vogël, Pejë, Fitnete Ramaj; përfaqësuesja e shkollës “Migjeni” në Fano, Itali, Valbona Marku; skenaristja dhe regjizoja, Eliona Thomaraj.

Më pas për të pranishmit u dha një program artistik, ku nxënësit e Zagrebit, Sllovenisë, Italisë dhe Mitrovicës recituan e kënduan në gjuhën shqipe. Në vazhdim për nxënësit u shfaqën filmat e animuar për legjendat shqiptare , të skenaristes dhe regjisores Eliona Thomaraj “Legjenda e Vendit t’Shenjt” dhe “Legjenda e Argjiros”. Gjatë tre ditëve të festivalit nxënës nga shkolla të ndryshme të diasporës, Shqipërisë dhe Kosovës sollën në skenë pjesë teatrale, muzikore e artistike në gjuhën shqipe, duke përcjell mesazhe të forta për ruajtjen e gjuhës shqipe e kulturës shqiptare, problematikat e bulizmit në shkolla e shoqëri dhe që dashuria, respekti dhe toleranca mbizotërojnë në jetën e tyre plotë ngjyra. Pjesëmarrës në këtë Festival ishin: Gjimnazi “Stubenbastei”, Vjenë, Austri, me pjesën teatrore-muzikore “Thashethemet”, autore Desara Gjonaj. Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Hil Mosi”, Jabllanicë e Vogël, Pejë, Kosovë, me monologun “Dialogu me Loken“, autore Fitnete Ramaj. Shkolla Shqipe “Dallëndyshet”, Celje, Slloveni, me pjesë teatrore“Karuseli i ndjenjave”, autore Vera Haliti. Shkolla e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare “Migjeni”, Fano, Itali, me pjesën teatrore “Legjenda e Kalasë së Rozafës”, përshtatur nga Valbona Marku.

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Andon Zako Çajupi”, Mitrovicë, Kosovë, me dramën “Të rritemi së bashku”, autor Tina Ramirez - Hardwired; Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, me Monologun e Abetares “Mos më lini të harrohem”, autore Klarita Selmanaj; Shkolla 9-vjeçare “24 Maji”, Vlorë, Shqipëri, me fragmentin nga komedia “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” dhe mizanskena “Mali i trëndafilave” autore Melita Sinani dhe Eliona Babei. Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, Zagreb, me dramën “Miqësi pa kufi” , autor Odise Plaku, e interpretuar nga nxënësit e mësimit shqip, seksioni teatror i fëmijëve; Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, Shkodër, Shqipëri, me muzikal-in “Matilda”, autorit Roald Dahl.

Në përmbyllje të festivalit, juria e përbërë nga Eliona Thomaraj, Osman Ademi, Anita Morina, Drande Xhaji, Mjeshtër i Madh dhe Leonard Hamitaj, ndau çmimet si më poshtë: Shfaqja më e mirë e nxënësve të diasporës u shpall

Shfaqja më e mirë e nxënësve të diasporës u shpall Karuseli i ndjenjave e Shkollës Shqipe “Dallëndyshet”, Celje, Slloveni;

Çmimin e publikut e mori Gjimnazi “Stubenbastei”, Vjenë, Austri, me pjesën teatrore-muzikore “Thashethemet”;

 Çmimin aktorja më e mirë protagoniste e morri Anela Gashi, pjesë e Seksionit teatror të fëmijëve, të Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”;

 Çmimin aktori më i mirë i karakterit, e morri Ledion Istrefi, pjesë e Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Andon Zako Çajupi”, Mitrovicë;

 Çmimin aktorja më e mirë e karakterit karakterit e morri Festjona Brisku, pjesë e Shkollës 9-vjeçare “24 Maji”, Vlorë;

 Çmimin aktorja më e mirë protagoniste e mori Jasemin Çaku, pjesë e Qendrës Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, Shkodër; Çmimin special e mori shfaqja “Matilda”, interpretuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, Shkodër.

Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit dhe iu shpërndan certifikata mirënjohjeje për pjesëmarrje në festival.