Teatri Shqiptar i diasporës nga Kroacia "Mërgimtari" festoi më 5 dhjetor 2024, në Zagreb Ditën e Teatrit Shqiptar në Diasporë me premierën e shfaqjes së monodramës „Qen …. bir i një qeni“ të autorit Ferdinand Hysi, me regji të Milto Kutalit, asregjizor Klajdi Malellari, skenografia Beqo Nanaj, muzika Albana Kutali, kostimografia Agnesa Muharremi Kastrati, aktor Leonard Hamitaj. Shfaqja në Zagreb u dha në sallën e Teatrit Mala Scena, ku u ndoq nga një publik i shumtë, nder të cilët shqiptarë, kroatë dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera të Zagrebit. Shfaqja u realizua nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci në bashkëpunim me Universitetin e Arteve të Tiranës, Fakultetin e Artit Skenik dhe financuar nga Këshilli për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.
Shfaqja u shfaq gjithashtu në Tiranë më 14 nëntor 2024, në sallën Black box, të Universitetit të Arteve, në Patos më 18 dhjetor dhe në Berat më 20 dhjetor 2024.








