Search
Close this search box.

Të Dua Kosovë, fituesit, krijimtaria e talenti i fëmijëve shqiptarë në Diasporë

Në Ditën e Mësuesit, më 7 mars 2025, Këshilli i Mësuesve Shqiptarë në Kroaci shpalli fituesit e konkursit të punimeve artistike dhe krijimeve letrare të nxënësve të mësimit të gjuhës shqipe në diasporë. Ky konkurs, i cili u organizua me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  mblodhi 95 punime nga fëmijë shqiptarë që mësojnë gjuhën dhe kulturën e tyre në vende të ndryshme të botës.

Nxënës nga Anglia, Greqia, Gjermania, Italia, Kroacia dhe Zvicra shpalosën talentin e tyre në vizatim, pikturë, poezi dhe prozë, duke dëshmuar dashurinë dhe lidhjen e tyre të fortë me Kosovën dhe identitetin shqiptar. Me një përkushtim të veçantë, komisioni vlerësues përzgjodhi fituesit në kategori të ndryshme, duke evidentuar cilësinë dhe kreativitetin e punimeve.

Ky konkurs jo vetëm që nxit krijimtarinë artistike dhe letrare, por edhe forcon lidhjet e brezave të rinj me gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare, duke i bërë ata ambasadorë të vlerave shqiptare kudo në botë.


Deri më 16 shkurt 2025, u paraqitën 95 punime artistike dhe krijime nga nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare të diasporës nga shtetet si vijon:

1. Anglia, Londër, Shoqata Ardhmëria, Shkolla shqipe zona Westminister, St’Augustine’s CE High School Kilburn, mësusese Anila Kadija, mësuese Vlora Vojvoda, 14 punime; Shkolla shqipe zona Bexleyheath, Bexleyheath Academy, mësuese Linda Bazina, 1 punim.

2. Greqia, Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Kursi “Frank Bardhi”, Selanik, mësuese Lindita Budini, 3 punime.

3. Gjermania, Shkolla Shqipe “Euskirchen”, mësuese Etleva Mançe, 30 punime

4. Italia, Shkollat shqipe të qyteteve Merano, Lana, mësuese Dhurata Tusha, 10 punime.

5. Kroacia, qytetet:

Krk, Shkolla Fillore “Fran Kristo Frankopan”, mësuese Dile Lleshi, 11 punime.

Rijeka, Shkolla Fillore “Nikola Tesla”, mësuese Diana Sahatçiu, 3 punime.

Osijek, Đakovo, Shkolla Fillore “Vijenac”, mësues Mendu Imeri, 10 punime.

Split, Shkolla Fillore “Bijaći“, profesor Vesel Lekaj, 2 punime.

Zagreb, Velika Gorica, Shkolla Fillore “Eugen Kumičić“, mësuese Melita Orešković, 8 punime

6. Zvicera, Shkolla “Mönchaltorf”, Shkolla “Effretikon“, mësuese Alma Mico, 5 punime

Komisioni i vlerësimeve i përbërë nga:

Anila Kadija, mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Angli

Mimoza (Bejkollari) Dako, mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Zvicer

Vesel Lekaj, mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, historisë së artit, Kroaci-Zarë

Melita Orešković, mësimdhënëse, Kroaci-Zagreb

Mendu Imeri, mësimdhënës, Kroaci-Osijek

Komisioni pasi i shqyrtoi të gjitha punimet bëri ndarjet e punimeve sipas grupmoshave e kategoreve dhe përzgjodhi si mëposhtë:

A Grupmosha 5-8 vjeç

Kategoria e punimeve

VIZATIM

Çmimi i parë: KROI HAKLAJ, Angli

Çmimi i dytë: METIN IMERI, Kroaci

Çmimi i tretë: AMINA BAKALLI, Angli

B Grupmosha 9-14 vjeç

Kategoritë e punimeve

PIKTURË

Çmimi i parë: JETA KABASHI, Kroaci

Çmimi i dytë: JOLA KABASHI, Kroaci

AMIR LETAJ, Kroaci

Çmimi i tretë: ALIRA KURTISHI, Kroaci

VIZATIM

Çmimi i parë: ERIJON KAZIU, Gjermani

Çmimi i dytë: DRENI SHULAJ, Kroaci

ELIJANA KAZIU, Gjermani

EDJOLA KASTRATI, Itali

Çmimi i tretë: RINA LENIQI, Kroaci

GRACE RUSPI, Angli

ALEA MIFTARI, Gjermani

VIZATIM ME DEDIKIM

Çmimi i parë: AMANDA DANINI, Angli

Çmimi i dytë: KALTRINA UZUNAJ, Kroaci

Çmimi i tretë: MELINA MUSTAQJA, Kroaci

GRUP NXËNËSISH TË RIJEKËS, Kroaci

(Erta Nrecaj, Leon Gjugja, Reina Doka, Anastasia Doka, Elga Nrecaj )

Çmimi i katërt: LINA IMERI, Zvicer

POLINA TUSUNI, Selanik

KRIJIM LETRAR

Poezi

Çmimi i parë: MELISSA BLLOKU , Angli

Çmimi i dytë: ANAMARIJA NIKOLLAJ, Kroaci

DIAR BEQIRI, Zvicer

Çmimi i tretë: GJEJLANE MIFTARI, Gjermani

Prozë

Çmimi i parë: REINA KABASHI, Angli

Çmimi i dytë: ENIS BEQIRI, Zvicer

Çmimi i tretë: DIONA DRENICA, Gjermani

AMANDINA TOTA, Angli

NDËRTHURJE KRIJIM LETRAR ME ILUSTRIM

Çmimi i parë: ANELA GASHI, Kroaci

Çmimi i dytë: LIZA PLLANA, Angli

Çmimi i tretë: ANEA CAKOLLI, Angli

Konkursi i arriti pritshmërit:

Nxënësit krijuan poezi, prozë dhe ese në gjuhën shqipe.

Nxënësit krijuan vepra të vogla të artit figurativ: pikturë, vizatim, punim grafik, ilustrim.

Nxënësit ndërthurën krijimtarinë letrare dhe artin figurativ me elementë të spikatur shqiptarë.

Nxënësit forcuan identitetin kombëtar shqiptar përmes gjuhës shqipe, letërsisë dhe artit figurativ.

Nxënësit treguan kultivimin e krenarisë për përkatësinë kombëtare shqiptare.

Falenderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës, mësuesit dhe shoqatat shqiptare që kontribuan në realizimin e konkursit të punimeve artistike dhe krijimeve letrare të nxënësve të mësimit shqip në diasporë!

Punimet e konkursit do të përmblidhen në një katalog dixhital, që do të jetë një ekspozitë e artit figurativ dhe krijimeve të nxënësve të diasporës shqiptare.