Search
Close this search box.

Fëmijët shqiptarë të Zagrebit dhe Velika Goricës festuan pavarësinë e Shqipërisë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Zagreb

Nxënësit e mësimit shqip të Velika Goricës dhe Zagrebit, fëmijë të moshës parashkollore, prindër, mësues e profesorë vizituan Ambasadën e Republikës së Shqipërisë.

Fëmijët i priti znj. Alma Kasa, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shqipërisë, ku ju tregoi të pranishmëve ekspozitën fotografike për 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, si dhe të veshjeve popullore shqiptare.

Më pas filloi programi ku fëmijët, mësuesja, znj. Alma Kasa dhe nënat në një bashkëbisedim të ngrohtë folën si u arrit pavarësia e Shqipërisë, për patriotët, që nënshkruan aktin e pavarësisë, Ismail Qemalin, Isa Boletinin.

Fëmijët vazhduan me recitimet, vallen dhe këngët për flamurin, pavarësinë, shqiponjën dykrenare, dëshmoret e tjerë.

Zonja Alma Kasa u shpreh "Sot Ambasada është zbukur shumë nga ju fëmijë të mrekullueshëm me këto veshje të bukura popullore shqiptare. Ju falenderoj që na nderuat me ardhjen tuaj, për mësimin dhe programin e bukur, që mbajtët në Ambasadë. Tashmë e kemi filluar këtë traditë me mësuesen dhe drejtuesen e seksionit të fëmijëve të dramës dhe kërcimit të Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci “Mërgimtari”, që fëmijët e mësimit shqip të festojnë festën e pavarësisë së Shqipërisë në ambientet e Ambasadës dhe do ta vazhdojmë edhe në vitet e ardhshme!"

Fëmijët ishin shume të emocionuar se disa prej tyre për herë të parë vizituan Ambasadën e Shqipërisë në Zagreb.