Me monodramën Najluđa predstava na svijetu, interpretuar nga seksioni dramatik i Çekëve në Zagreb, filloi manifestimi i Mbrëmjeve Teatrore të Pakicave Kombëtare, e cili zgjati deri më 5 dhjetor, në teatrin Mala scena në Zagreb. Organizator ishte Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci, kryetari i së cilës Leonard Hamitaj, aktor dhe regjizor, hapi programin.
- Teatri si art i fjalës së folur luan një rol të rëndësishëm në jetën e qytetarëve, është vend takimi dhe dialogu. Në këto mbrëmje duam të prezantojmë pasurinë dhe shumëllojshmërinë e krijimtarisë teatrale të shoqatave të pakicave kombëtare, të shkëmbejmë përvoja, të njohim dhe pranojmë dallimet dhe të forcojmë bashkëpunimin ndërkulturor. Na vjen mirë që organizuam këtë manifestim kulturor, ku morrin pjesë pesë shfaqje teatrore të shoqatave të pakicave kombëtare. Falënderojmë shoqatat që aplikuan për pjesëmarrje këtë vit: çeke, serbe, boshnjake, shqiptare, të cilat do të performojnë. Shpresoj se do ta vazhdojmë këtë ngjarje kulturore dhe do të na bashkohen edhe pakicat e tjera kombëtare që merren me teatër - tha Hamitaj.
Pas paraqitjes së shkëlqyer të çekëve, Shoqata kulturoro-artistike „Branko Radičević“ Pačetin dhe Dega e Prosvjeta Pačetin interpretuan një shfaqje shumë të mirë, komedinë Svet. Veprimtaria vazhdon më 4 dhjetor, kur në repertor janë dy shfaqje boshnjake; monodramë „Me çfarë me kë në BE?“ Draft Teatri nga Tuzla në BeH dhe drama „Vera 95“, nga seksioni dramatik për fëmijë i Shoqatës kulturoro-artstike boshnjake Sevdah nga Zagrebi, dhe një ditë më vonë monodrama "Pas i pasji si", nga seksioni dramatik ADDHR „Mërgimtari“.

















