Kryetari i Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci „Mërgimtari“, aktori Leonard Hamitaj më datën 16.12.2023, ishte i ftuar në programin AL PAZAR, program i televizionit të Shqipërisë Vizion Plus, ku dha një intervistë dhe së bashku me aktorin e regjizorin e këtij programi Agron Llakaj sollën skecin „ Llazi dhe mushka“. Ky ishte një bashkëpunim i Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci „Mërgimtari dhe Vizion Plusit.
Gjithashtu kryetari Leonard Hamitaj dhe Melita Oreshkoviq ishin të ftuar në emisionin „Pasdite“ të televizionit Vizion Plus, ku folën për aktivitetin 10 vjeçar të shoqatës, për shfaqjet dhe kontributin e tyre për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e teatrit shqiptar në Kroaci.
Kryetari Leonard Hamitaj ishte i ftuar në studion e emisionit URA të televizionit shqiptar RTSH drejtuar nga Artur Bejzade, ku foli për artin e teatrin shqiptar ne diaspore, sfidat, vështirësitë, bashkëpunimet me shtetin mëmë dhe sukseset e arritura.


