Më 25.11.2023 fëmijët shqiptarë te Zagrebit filluan festimin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast vizituan Ambasadën e Shqipërisë në Zagreb, ku u pritën nga ambasadori z. Riza Poda, bashkëshortja e tij znj. Ilda Pode, znj. Alma Kasa dhe punonjës të tjerë.
Fëmijët kishin përgatitur një program të bukur me recitime kushtuar flamurit, atdheut e tjerë nga libri " Ninulla e zemrës" të autores Anila Kadija.
Programin e filloi Hira e vogël me këngën " Më rreh zemra për Shqipërinë", përgatitur me nënën saj Donika, me pas vazhduan me recitimet Beniti, Fjolla, Flora, Eltrina.
Nxënëset Melita dhe Eltrina i drejtuan ambasadorit pyetje interesante. Ndersa ambasadori ju tregoi fëmijëve se përse shërben ambasada dhe vazhdoi me historine e flamurit të Kongresit të Lushnjes, që gjyshja e tij e kishte ruajtur per 74 vite në sendukun e saj dhe ia dhuroi atij.
Më pas ambasadori Poda dhe znj. Ilda Poda iu treguan fëmijëve fotografitë e të gjithë ambasadorëve, fotografitë e eksozitës Marubi dhe të veshjeve popullore shqiptare të ekspozuara në ambientet e ambasades dhe u shoqëruan e biseduan për tema të ndryshme. Hira dhe nena e saj Donika treguan per gjyshin Ademin deshmorin e luftes çlitimtare të Kosoves.
Znj. Ilda Poda dhe znj Alma Kasa iu dhuran nxënësve dhurata me simbolet shqiptare dhe kishin përgatitur koktej rasti per ta. Fëmijët u mrekulluan nga bisedat e ngrohta dhe dhuratat.
Në pëfundim të gjithë fëmijët uruan: Gëzuar Ditën e Flamurit!
Fëmijët u shoqëruan nga mesuesja dhe drejtuesja e seksionit të dramës së fëmijëve të Shoqatës Teatrore Shqiptare në Kroaci „Mërgimtari“ Melita Orešković, profesorja Đurđica Ramqaj dhe zonjat Luljeta Samahodaj dhe Donika Morina.







