Search
Close this search box.

Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci Mërgimtari festoi 10 vjetorin e veprimtarisë dhe Ditën e Teatrit Shqiptar

Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci Mërgimtari më 22.10.2023, në sallën e Hotel Antunoviq ne Zagreb festoi 10 vjetorin e veprimtarisë dhe Ditën e Teatrit Shqiptar, ku morrën pjesë përfaqësuesit e ambasadave shqiptare, të këshillit shqiptar, përfaqësuesit e shoqatave shqiptare e boshnjake dhe një numër i madh i anëtarëve të komunitet shqiptar.

Në program morrën pjesë:

Fëmijët dhe nxënësit e mësimit shqip të Zagrebit, të rinjtë dhe të rriturit e grupeve teatrore te Shoqatës Teatrore „Mergimtari“, të cilët kënduan, recituan dhe interpretuan pjesë nga drama “Kthim në histori“ të aktorit Ferdinand Hysi.

Programin festiv e madhështoi dhe Grupi muzikor Fisnikët, që solli këngët hite të interpretuara nga ata për 40 vite.

I ftuar i veçantë ishte aktori shqiptar i humorit Agron Llakaj që së bashku me aktorin Leonard Hamitaj sollën për publikun humorin shqiptar.

Gjithashtu aktoret Dragan Tešić dhe Enver Hašić të Teatrit Draft nga Tuzlla i Bosnjës dhe Hercegovinës me humorin e tyre mrekulluan publikun.

Koncertin e mbrëmjen e bukur me këngë, humor e interpretime të pjesëve nga drama e drejtuan studentët, të rinjtë e Shoqatës Teatrore „Mërgimtari“ Sara Jakupi dhe Valoni Osmani.

Organizatorët, të ftuarit e pjesëmarrësit festuan ditëlindjen e 10-të të Mërgimtarit së bashku dhe shijuan tortën e përgatitur shumë bukur me logon e Teatrit Mërgimtari.

Këto ceremoni u realizuan me mbështetjen financiare të Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.