SHFAQJA E KOMEDISË "8 PERSONA PLUS", TETOVË DHE PRISHTINË
Turneu ynë vazhdoi në dhjetor 2015 në Maqedoni, Tetovë, ku u pritëm nga kryetarja e komunës së Tetovës, zonja Teuta Arifi, ku performuam komedinë 8 PERSONA PLUS në qendrën kulturore të Tetovës, në prani të 300 deri në 400 artdashës nga Tetovë. Falënderojmë Komunën e Tetovës që mundësoi shfaqjen në Tetovë. Në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës e realizuam këtë komedi në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Kosovës. Shfaqja në Tetovë dhe në Prishtinë ishte një tjetër sukses i grupit tonë teatror. Falenderojmë për interpretimin e mrekullueshëm aktorët: Kaltrina Krasniqa, Leonard Hamitaj, Gentiana Lleshdedaj, Arsen Klara, Enisa Ajrula, Mafis Zendeli, Artan Osmani, Angjela Oreškoviq, mbështetje teknike - Artan Osmani dhe Adis Ajrula.