Search
Close this search box.

Përfaqësuesit e Shoqatës Teatrore Shqiptare Mërgimtari festuan Pashkët me arbëreshët në Itali

Përfaqësuesit e Shoqatës Mërgimtari, në fund të prillit 2025, morrën pjesë në festimet e Pashkëve të arbëreshëve në Piana degli Albanesi në Itali, me ftesë të kryebashkiakut Rosario Peta. Aty jetojnë arbëreshët, që të parët e tyre u shpërngulën nga Shqipëria para rreth 600 vjetësh, duke ruajtur gjuhën dhe kulturën e tyre arbëreshe.

Në kuadër të festimeve arbëreshët mbajtën shumë programe kulturore si: Promovimi i filmit dokumentar kushtuar shkrimtarit Zef Schiro di Magio; Parada e kostumeve arbëreshe, ku morrën pjesë 400 pjesëmarrës; Mesha ne Kishë; Koncert i artistëve lokalë.

Gjithashtu ata u pritën në Bashkinë e Piana degli Albanesi nga kryebshkiaku Peta dhe bashkepunëtorët e tij. Në takim gjithashtu morri pjesë edhe profesori, dramaturgu dhe shkrimtari Zef Schiro di Magio, ku folën për një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës midis Shoqatës Mergimtari dhe Bashkisë së Piana degli Albanesi.