Search
Close this search box.

Shfaqja teatrore "Kukulla" u shfaq në Shqipëri

Teatri Shqiptar "Mërgimtari" i Kroacisë shfaqi në prag të Samitit të Diasporës, në Shqipëri, në qytetet e Fierit, Tiranës dhe Shkodrës, më 9, 10 dhe 12 prill 2026, shfaqjen teatrore "Kukulla", të autorit kroat Miro Gavran, një nga dramaturgët bashkëkohorë kroatë më të përkthyer dhe të interpretuar. Kukulla autora Mire Gavrana, jednog od najprevođenijih i najizvođenijih suvremenih hrvatskih dramatičara.

Shfaqja u shfaq në Teatrin "Bylis" në Fier, Teatrin "Metropol" në Tiranë dhe Teatrin "Migjeni" në Shkodër në bashkëpunim me institucionet kulturore shqiptare, e adaptuar dhe me regji nga Naser Shatrolli, asistent regjisor Edonis Gashi dhe produksion nga Shoqata Teatrore Shqiptare në Kroaci "Mërgimtari".

Shfaqja Kukulla është një pasqyrë e egoizmit njerëzor. Ajo trajton marrëdhëniet bashkëkohore dhe çështjen e autenticitetit në marrëdhëniet ndërpersonale, duke vënë në pikëpyetje kufijtë midis imazhit real dhe atij të idealizuar të partneritetit në shoqërinë e sotme. Shfaqja tregon paaftësinë tonë moderne për të pranuar tjetrin me të metat e tij. Përmes personazheve të Markos dhe "partneres" së tij android, Stellës, autori Gavran ngre pyetjen nëse kërkojmë dashuri apo thjesht dikë, pra një kukull, që nuk do të na kundërshtojë kurrë? Kukulla Aktorët Leonard Hamitaj dhe Qëndresa Jashari luajtën me mjeshtëri rolet kryesore.

Shfaqja u ndoq nga artdashësit, midis tyre ishin artistë të famshëm të teatrit dhe kinemasë shqiptare: Mevlan Shanaj, Kastriot Caushi, Vasian Lami, Drane Xhaji, Merita Smaja, dramaturgu Ferdinand Hysi, Andi Begolli dhe aktori i famshëm malazez nga Podgorica Slobodan Marunović.

Në Tiranë, shfaqja u ndoq nga këshilltari diplomatik në Ambasadën e Republikës së Kroacisë në Shqipëri, z. Vanja Gavran, i cili përshëndeti këtë iniciativë, që kontribuon në forcimin e lidhjeve kulturore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis dy vendeve, të Kroacisë dhe Shqipërisë. Shfaqja u vlerësua nga artistët, që ndoqën shfaqjen, të cilët u shprehën: Mevlan Shanaj, regjisor dhe pedagog: ''Nje shfaqje krejtësisht e veçantë që të shoqëron me gjetjen artistike të mençur!'' Drane Xhaji - aktore, Shkodër: ''Urime, ishte shfaqje shumë e bukur! Teksti i mrekullushëm, loja e aktorëve e shkëlqyer, regjia fantastike. Bravoooo!'' Merita Smaja, aktore Shkodër: ''Shfaqje me një tekst brilant dhe interpretim që i përgjigjet tekstit e regji super dhe me detaje vërtetë interesante. Ju lumtë! Faleminderit për kënaqësinë që na dhuruat''. Shfaqjet në Shqipëri u realizuan me mbështetjen financiare të Këshillit për Pakicat Kombëtare të Republikës së Kroacisë.