Shoqata Teatrore në Kroaci „Mërgimtari“ më 26.04.2023, morri pjesë në programin „Dasma e Skënderbeut“ organizuar nga Drejtoria e Kulturës së Bashkisë së Fierit në Manastirin e Ardenicës.
Aktorët e Teatrit „Bylis“ të Fierit dhe aktori Leonard Hamitaj i Teatrit Shqiptar „Mërgimtari“ të Kroacisë interpretuan pjesë kushtuar dasmës së Skënderbeut, i cili është kurorëzuar me gruan e tij Donikën në këtë manastir më 26 prill 1451.

