Search
Close this search box.

Koncert Variete

KONCERT VARIETE

Shoqëria dramatike shqiptare në Kroaci, në bashkëpunim me këshillat e pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe qytetit të Goricës së Madhe, 12 nëntor 2016. organizoi me sukses një koncert - me këngë, valle dhe humor, i cili gjithashtu hapi një sërë festimesh me rastin e 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Kroaci. E ftuar speciale e këtij koncerti ishte këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, Ludmilla Babaleku, e cila me interpretimin e saj të bukur dhe profesional ka gëzuar publikun e shumtë shqiptar dhe kroat me një potpuri këngësh nga të gjitha vendet shqiptare. Këngëtarja shoqërohej në piano nga mjeshtri i muzikës Arben Zhezha. Aktorët e Shoqërisë Mergimtari në Kroaci, Agnesa Smakiqi, Tea Seferoviq, Era Osmani, Leonard Hamitaj dhe Valentina Mrijaj në rolin e prezantueses, e bënë koncertin interesant dhe gazmor. Dëshirojmë të falënderojmë miqtë tanë të ftuar kroatë për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e tyre të suksesshëm në këtë koncert madhështor: Ansambli Zlatna Godine dhe KD Ogrank Seljačke sloga, si dhe drejtuesit e tyre Siniša Beloshević dhe Željko Medved. Edhe më të bukur e ka bërë koncertin këngëtarja e korit ZORJA nga Kroacia, Marjana Kremer, në interpretimin e këngës “Oj zogo”. Koncerti është përgatitur dhe drejtuar nga Leonard Hamitaj. Ky koncert u shfaq edhe më 13 nëntor 2016. për publikun shqiptar dhe kroat në sallën e Pallatit të Kulturës në qytetin e Bjelovarit, në bashkëpunim me Shoqatën e Shqiptarëve të Qarkut Bjelovar-Bilogora.