Search
Close this search box.

Koncert Variete

Shoqëria dramatike shqiptare në Kroaci, në bashkëpunim me këshillat e pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe qytetit të Goricës së Madhe, 12 nëntor 2016. organizoi me sukses një koncert - me këngë, valle dhe humor, i cili gjithashtu hapi një sërë festimesh me rastin e 104 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Kroaci.

Në këtë koncert e ftuara e veçantë ishte këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria Ludmilla Baballeku e cila me interpretimin e saj të mrekullueshëm dhe profesional emocionoi publikun e shumtë shqiptar e kroat me potpuri këngësh nga të gjitha trojet shqiptare. Këngëtarja u shoqërua nga mjeshtri i muzikës Arben Zhezha. Koncertin e benë interesant dhe gazmor aktorët e Shoqatës Mërgimtari në Kroaci, Agnesa Smakiqi,Tea Seferović, Era Osmani, Leonard Hamitaj dhe Valentina Mrijaj në rolin e prezantueses.

Falenderojmë për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e suksesshëm në këtë koncert madhështor miqtë e ftuar kroat: Ansamblin Zlatne Godine dhe Sh.K. A Ogranak Seljacke Sloge si dhe drejtuesit e tyre Siniša Belošević dhe Željko Medved. Koncertin e zbukuroi dhe këngëtarja e Grupit vokal kroat ZORJA, Marjana Kremer në interpretimin e këngës "Oj zogo"

Koncertin e përgatiti dhe drejtoi Leonard Hamitaj. Gjithashtu këtë koncert e shfaqëm në datën 13.11.2016 edhe për publikun shqiptar dhe kroat në sallen e Pallatit të Kulturës së qytetit të Bjellovarit në bashkëpunim me Bashkësinë Shqiptare të Prefekturës së Billogorës-Bjellovarit.